Shtrojnë IFTAR për agjëruesit , cifti sipërmarrës i Grek Sovlaki Tani

Ditën e martë në mbrëmje, cifti i sipërmarrjes së njësisë të shërbimit kulinar në qytetin e Lushnjes,

Greek Souvlaki Tani ,Tani dhe Sonila .

Në shenjë respekti për të gjithë besimtarët myslimanë që sakrifikojnë duke agjëruar gjatë muajit të Ramazanit, kanë biseduar me drejtues të Myftinisë Lushnje për të kryer organizimin e shtrimit të një darke Iftari .

Myftinia është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ciftit.Në këtë darkë kanë qenë të ftuar rreth 40 persona besimtarë ,familjarë të moshës së tretë dhe fëmijë ,ku ndërmjet tyre edhe stafi i Radio Lushnjes.

Urojmë për ciftin suksese në punën e tyre, perëndia ua ktheftë shumfish aktin e tyre bujar!