Është femër seksi, por në versionin mashkull Oriola Marashi do të ishte…

Modelja e njohur, Oriola Marashi, është një ndër vajzat më bukuroshe të showbiz-it shqiptar. Gjithashtu ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.

Pozat e saj tërheqin menjëherë vëmendjen e të gjithëve, e nuk kalojnë ndonjëherë pa u komentuar nga fansat, të cilët shpeshherë e quajnë edhe si “bombën” e “Instagram”-it.

Me pak fjalë, Oriola ua heq trurin fansave të saj, sidomos atyre meshkujve. Por e keni imagjinuar se si do të dukej modelja seksi si mashkull?

Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një foto të postuar në “Instastory”. Edhe ajo ka përdorur aplikacionin “FaceApp”, që kthen këdo në foto në gjininë e kundërt.

Në fakt, na bëri të qeshim fakti që modelja është “kthyer” në mashkull në foton ku shfaqet me bikini në pishinë. “Po më ngjan si dikush i njohur”- shkruan Oriola me humor