“Kam 6 muaj esëll”/ Miley rrëfen betejën e saj me alkoolin: Pse jam kështu si jam?

“Po bëhen 6 muaj tashmë që jam esëll. E gjitha nisi sepse më duhej të bëja një operacion për kordat e zërit”, u shpreh Miley Cyrus, në një intervistë për “Variety”.

Më tej artistja shtoi:

“Megjithatë kishte pak kohë që po mendoja për mamanë time. Ajo është e birësuar dhe shumë prej ndjesive të saj që lidheshin me braktisjen i kisha edhe unë. Nga ana tjetër, prindërit e babait tim u ndanë kur ai ishte 3 vjeç dhe praktikisht është rritur vetëm. Kisha shumë histori familjare që më ndikonin dhe shpesh pyesja veten: Pse jam kështu si jam?. Sidoqoftë duke kuptuar të shkuarën, ne kuptojmë më shumë për të tashmen dhe të ardhmen. Terapia më ka ndihmuar shumë.”

“Është e vështirë sepse të jesh e re dhe të mos konsumosh alkool është njësoj si të jesh e mërzitshme. Por në fakt nuk është fare kështu. Dua të them unë mund të jem shumë gjëra, por “e mërzitshme” nuk është një prej tyre. Sidoqoftë e gjitha ia vlen kur çohesh në mëngjes dhe je 100% e kthjellët.”

E shumëpërfolur dhe në qendër të vëmendjes mediatike, Cyrus ka folur hapur për eksperiencat e saj me alkoolin apo drogën.

“Nuk është sekret se unë i kam pasur shumë qejf festat. Unë jo vetëm kam tymosur, por edhe e kam promovuar këtë gjë në një nga këngët e mia më të njohura ku flas për kokainën”, ka deklaruar e reja.