Pako tritoli në makinë pranë paraburgimit në Vlorës, dyshohet për mesazh kërcënues

Një pako e dyshuar si tritol është gjendur ditën e sotme pranë paraburgimit të Vlorës. Pakoja ka qenë e vendosur në pjesën e pasme të automjetit të parkuar anës rrugës Transballkanike, i cili dyshohet se i përket shtetasit Armando Sulejmani. Ky i fundit ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pas dënimit me dy vite burgim për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.