Rama mesazh vendeve të OSBE: Duhet të ndjekim të ardhurat e krimit dhe t’i sekuestrojmë

Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën e Sigurisë si kryesues i OSBE, duke thënë se duhen ndjekur të ardhurat nga aktiviteti kriminal, duke i sekuestruar.

Gjithashtu, kryeministri shqiptar tha se është me rëndësi të shtohet vigjilenca edhe te siguria kibernetike.
Raiffesien Bank brenda artikujve

“Duhet të ndjekim të ardhurat nga aktivitetet kriminale, duke i sekuestruar. Vigjilenca jonë duhet shtrirë edhe te siguria kibernetike, sepse me rritjen e ndërlidhjes vjen edhe ndërvarësia. Duhet të rrisim sigurinë kibernetike në gjithë rajonin tonë. Duhet të shohim se ç’hapa mund të hedhim përpara. Inkurajoj shtetet anëtare të vijojnë të mbështesin masa që promovojnë sigurinë.

Konsensusi në këtë organizatë është i paktë, por nuk do të jetë e lehtë të arrijmë në konsensus, nëse ankohemi dhe drejtojmë gishtin te të tjerët. Ne u shërbejmë popujve tanë, ata kanë nevojë për ne. Na duhet dialog i mirëfilltë, bashkëbisedim real i mbështetur te respekti. Nëse do të mund të zbatojmë një qasje më proaktive, jam i sigurt që gjërat mund t’i ndryshojmë dhe përmirësojmë. Ky është një mision jo i lehtë, por i nderuar”, tha Rama.