Transporti ndërqytetas rinis me pak udhëtarë/ Nuk ka ndryshim të çmimit të biletës

Pas lejimit nga autoritetet përkatëse, ditën e sotme transporti ndërqytetas ka rifilluar punën.

Ndërkohë, raportohet se të paktë janë udhëtarët që kanë vendosur të udhëtojnë sot nga Tirana në rrethe dhe anasjelltas.
Raiffesien Bank brenda artikujve

Po ashtu konfirmohet se autobusët ndërqytetas nuk kanë ndryshuar çmimin e biletës duke qëndruar atë fillestarin.

Një gjë e tillë u bë e ditur ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se nuk do lejohet rritja e çmimit të biletës për autobusët ndërqytetas, por gjithashtu edhe për urbanet.