Duket se miqësia mes Luizit dhe Efit është krisur. Në një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në prime në Big Brother, Luizi ka tentuar që t’i ‘çjerrë’ maskën Efit, duke e akuzuar atë si gënjeshtare. Gjatë bisedave me Kiarën, Luizi i tregon asaj se Efi ka bërë rolin e viktimës, madje kjo gjë e nxori atë dhe të preferuar te publiku. Ndërkohë Efi shkon deri aty sa e cilëson Luizin një shtrues klinik dhe paralajmëron se miqësia e saj me të jashtë nuk do të vazhdojë.
Luizi: Ajo do me u kap me mua për të vazhduar të ecë. O bën çmos që të ecë në këtë lojë.
Efi: Me mua e gjeti? Që është mashtrues klinik e mora vesh jashtë, por që është kaq se dija.
Kiara: Luizi ka të drejtë të gjykojë siç e do ai, s’i ndërhyjë në lojë
Luizi: Do dalin të gjitha gjërat e mia të vërteta, dhe kur të dalë jashtë do e kuptojë
Efi: Unë nuk kam bërë kurrë kompromise me të.
Luizi: Vjen nga Përputhen ajo o Kiara
Efi: S’pyes unë as për Luizin, asgjë. por nëse do të më nxjerrë mua keq…s’ka shans
Kristi: Efi nuk tregoi asgjë, s’mori asgjë tjetër…Duhet ta marrim Efin pak me të mirë.
Luizi: Dea, desha sdesha, e ka një vlerë. Ti Efi je ndryshe
Efi: Unë jam kokrra e mashtrueses?!
Luizi: Falë viktimizimit dole e preferuar. Nuk të shoh as armik dhe as kundërshtare. E di se ça e pret dhe thotë më mirë po dal
Efi: Nëse më thyhet, për mua s’ka më as miqësi këtu brenda dhe as jashtë. Shko mor pirdhu ti dhe kush të ka bërë ty./BalkanWeb/