Bastisje masive.16 shtëpi në një natë. .

Bastisje masive në fshatin Kalush. Mbi 16 banesa janë bastisur duke u gdhirë dita e djelë në fshatin Kalush të bashkisë Rrogozhinë.

Hajdutët që dyshohet se kanë qenë të shumtë,kanë hyrë nëpër shtëpi emigrantësh kryesisht ku nuk ka pasur njerëz brenda si dhe nëpër kasolle bagëtish,madje kryeplakut të fshatit i kanë vjedhur edhe makinën. Sipas banorëve hajdutët kanë marrë çfarë kanë gjetur,nga orendi shtëpiake e vegla pune bujqësore. Të frikshme e kanë cilësuar banorët një bastisje të të tilla përmasave. Banorët kërkojnë zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe vënien para ligjit të grabitësve. Fshati Kalush nga më të mëdhenjtë në bashkinë e Rrogozhinës  është i prekur si të gjitha zonat e tjera nga boshatisja,pasi janë kyçur shumica e banesave për shkak të emigrimit. Dikur një fshat me mbi 1500 banorë,sot për shkak të shpopullimit në Kalush jetojnë rreth 200 banorë,kryesisht të moshuar dhe disa familje që aktivitetin e tyre ekonomik e kanë lidhur me bagëti e bujqësi.