-Në fshatin Gorre, Lushnjë, familjarët kanë gjetur të vetëvarur shtetasen V. K., 68 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
-Gjatë natës, shtetas ende të paidentifikuar kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit F. Gj., të cilat i kishte lënë në një biznes në lagjën “Savër”, me qëllim shitjen.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.