Vetëm 10% e drejtuesve të mjeteve e rifitojnë patentën.
Shqipëria rezulton të jetë shteti me numrin më të ulët të automjeteve në Europë në raport me numrin e banorëve, por përsëri ka nivelin më të lartë të aksidenteve në rrugë me pasojë humbjen e jetës.
Statistikat zyrtare tregojnë se në shumicën e tyre shkak bëhet moszbatimi i rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe nga këmbësorët.
Por një statistikë e fundit e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor tregoi gjendjen alarmante të njohurive të shoferëve që drejtojnë automjetet në vendin tonë.
Nga 429 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 44 persona kanë rifituar Lejen e Drejtimit, njoftoi DPSHTRR. Rezulton se vetëm 10% e drejtuesve të mjeteve që janë kapur në shkelje dhe kanë humbur të gjitha pikët, kanë arritur ta rifitojnë patentën.