Një 65 vjeçar vetëm sepse qëlloi në ajër me armë gjahu në fshat ,i nis procedimi .Kurse për fishekzjarret që çdo natë shqetësojnë një qytet të tërë nuk bëhet asgjë.
Policia në qytetin tonë pothuajse nuk egziston për këtë ndotje të akustikës dhe prishje e qetësisë publike.
Ja lajmi që vjen nga policia e shtetit mbi rastin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 65 vjeç, banues në fshatin Vjosë, Fier, pasi dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu teke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.