Ditën e mërkurrë në datë 12 Prill ora 19.00 në Teatrin e qytetit “Vaçe Zela Lushnje do të organizohet Festivali “Vaçe Zela” edicioni i pestë.
Në këtë edicion do të marrin pjesë këngetarët më të mirë të rinj nga Tirana, Elbasani, Vlora, Fieri, Berati, Kavaja, Divjaka Lushnja. I ftuar do të jetë dhe këngëtari Bojken Lako. Regjia e festivalit Amri Hasanlliu. Udhëheqës artistik Valbona Hekurani. Skenograf Elidor Hajdini. Idea:Arjan Hasanlliu.