Riparohet pjesa e asfaltit tek shinat në hyrje të qytetit.

  • Pjesa sa më tmerrshme për drejtuesit e automjeteve kur hynin në Lushnje ,ishte tek shinat.Ajo pjese ishte bere si gangrene për ta ,aq sa detyroheshin të gjithë të hynin pak  në korsinë e kundërt.Ndërmarrja e pasurisë publike ishte munduar prej muajsh duke e mbajtur të mbushur herë pas here me çakull .Por sot ajo mori zgjidhje  .Siç duket edhe nga pamjet në këtë pjesë e cila është mbushur kushsedi se sa hesë ,këtë herë nuk iu hodh asfalti nga lart përmbi pluhur apo baltë, por një skuadër pune me ndihmën e ekskavatorit ka gërryer pjesën problematike  , pjesë e cila është mbushur ,niveluar dhe ngjeshur me rrul.Në komunikimin tonë me drejtuesin e ndërmarries së Pasurisë Publike Bashkia Lushnje Evis Qyra  ,na siguroi që kanë bërë një punë mirë dhe se drejtuesit e mjeteteve do të ndihen të lehtësuar kur të kalojnë në këtë segment.