, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 autorët e dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan, kapën dhe ndaluan 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.
Konkretisht, u ndaluan shtetasit E. K., 27 vjeç, banues në Ndërnënas dhe L. Gj., 32 vjeç, banues në Libofshë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.