Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka habitur jo pak me arsyen e mos mbajtjes së një qëndrimi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
I ftuar në “Abc News”, Majko dha një arsye komiko-ironike, teksa u shpreh se nuk fliste dot sepse kishte kryer një operacion në gojë.
Raiffesien Bank brenda artikujve
Majko tha:
“Unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe në atë kohë që kisha qejf të flisja nuk fola.”
Ndoshta ish-kryeministri Majko ka dashur të nënkuptojë disa gjëra përmes kësaj deklarate, megjithatë duhet t’ia lëmë kohës.