Kandidati i Koalicionit opozitar “Shtëpia e lirisë”Elton Bano,takim me banorët e njësisë administrative Kolonjë.

Vijojnë takimet e ngjeshura ne Kandidatit te Koalicionit opozitar “Shtëpia e lirisë” Elton Bano.

Problemet e bujqësisë Jane në plan të parë në diskutimet me fermeret Myzeqare.

Çmimet e larta te papermallueshme , mungesa e tregut për produktet bujqësore e Kane futur ne krizë bujqësinë sot.

Në planin tonë afat shkurtër eshte menduar nderhyrja emergjente në ndihmë te fermerit duke ngritur një departament enkas per bujqësinë .

Çdo njeri administrative do të ketë agronomin e tij per politikat bujqësore por edhe pergjegjesinë direkt për farerat dhe pesticidet qe perdoren .

Jo vetem ju si fermerë qe jeni lenë në harresë por të gjitha shtresat e shoqerisë kërkojnë vemendje nga qeverisja vendore.:-janë fjalët e zotit Bano.

Demokracia përfaqëson përfshirjen e të gjithë grupeve të shoqërisë. Qytetarët të lënë në harresë kërkojnë me doemos një kryetar që do i gjëndet në çdo shqetësim dhe kërkesë të tyren.

Lushnja ka nevojë për përfaqësues që jetojnë në Lushnje, njerëz që i dijnë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve jo kandidatë që vijnë vetëm gjatë fushatëse interesohen vetëm për garancinë e votave të rradhës. Është dëshira e të gjithë Lushnjarëve që duan ndryshimin e ekonomisë, jetesës së tyre, ndryshimin e Lushnjes.