Eriselda Sefa për zgjedhjet e 6 marsit, dua të ndaj me ju një mesazh si reflektim i 8 muajve punë në krye të Bashkisë !

Kam mbi 16 vite që i shërbej bashkëqytetarëve të mi në pushtetin lokal! Jam rritur profesionalisht duke mësuar nga miqtë e kolegët e mi, por edhe duke mësuar nga gabimet.
Mirëpo përgjegjësia e madhe që mora gjatë këtyre muajve dhe sfidat për ti dhënë Institucionit vizionin dhe idetë e mija, janë një eksperiencë që kanë formësuar edhe më shumë profilin tim publik!
Kam ndjerë gjatë kësaj periudhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga bashkëqytetarët e mi, e cila përtej çdo vështirësie, mbetet inkurajimi më i madh për të vënë në funksion tē punës për Lushnjen dhe lushnjarët, gjithçka kam akumuluar si eksperiencë timen ndër vite!
Në këto dy javë fushatë nuk do te ndryshoj asgjë! Do të vazhdoj ta konsideroj komunikimin me ju, ndarjen e mendimeve dhe këshillave si armën më të fortë, që Bashkinë, shtëpinë tonë të përbashkët, ta bëjmë më të bukur, të hapur për çdo zë ndryshe të familjes sonë dhe të çojmë përpara projektet ë mëdha që kemi nisur!
 
Bashkë për Lushnjen, me qytetarët!