Lushnjes i shkëputet një yll tjetër për në përjetësi ! Margarita Xhepa.

  1. Aktorja Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1934,  dje ajo kishte ditëlindjen. Gjatë karrierës së saj, ajo ka realizuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.Ikona shqiptare e kinematografisë është konsideruar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, aktrimin e nisi ne vitet 60 duke vijuar ndër vite.U aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor. Spikati në plejadën e kohës përmes interpretimit të rolit të Ofelisë të tragjedisë shekspiriane “Hamleti”, vënë në skenë në vitin 1960 prej regjisorit rus Bortko.

Në skenën e teatrit, Margarita ka mishëruar mbi 150 role, mes të cilave veçojmë: Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur”  (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 31 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936 (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).Në vitin 2007,  iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”.

Margaritës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

X
Radio Lushnja