Partizani barazoi 1-1 në “Air Albania” ndaj Bate Borisov, në ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League. Për sfidën e kthimit, që do të mbahet me 18 korrik, klubi i kuq ka bërë publik një lajmërim të rëndësishëm për tifozët. Partizani shkruan se Amfiteatri i Universitetit të Arteve pranë sheshit “Nënë Tereza”, do të jetë vend i rezervuar për lojtarin e 12-të të klubit.
“Klubi Partizani ju fton të ndiqni skuadrën e zemrës në Fun Zone-in e krijuar posaçërisht për tifozerinë e kuqe.
Amfiteatri i Universitetit të Arteve pranë sheshit “Nënë Tereza”, do të jetë vendi i rezervuar për ju për të ndjekur dhe mbështetur “Demat e Kuq” në ndeshjen e kthimit Bate Borisov – Partizani e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampioneve e cila do të transmetohet LIVE në kanalin MCN TV.
Të martën datë 18 korrik, ora 20:00 ju presim të shijojmë një tjetër mbrëmje kampionësh” – Shkruan Partizani./Ballkanweb/