Trinjakët lindin pozitivë me COVID, njëri vendoset në ventilator

Një ngjarje e çuditshme është shënuar në Meksikë, ku sipas mediave lokale, trinjakë të porsalindur kanë rezultuar pozitivë me COvid-19.

Dy prej trinjakëve, djalë dhe vajzë, janë në gjendje të mirë dhe po trajtohen në një spital në San Luis Potosi, ndërsa foshnja tjetër ka paraqitur probleme dhe është vendosur në ventilator, përcjell Lajmi i Fundit.al.
Raiffesien Bank brenda artikujve

Sipas Komitetit të Sigurisë Shëndetësore në Meksikë, ky është rasti i parë i pazakontë në botë dhe prandaj do të hetohet dhe studiohet.

Nuk dihet nëse trinjakët janë infektuar nga placenta e nënës gjatë shtatëzanisë, por gjithashtu sekretarja e shëndetësisë, Monica Liliana Rangel Martinez, thotë se ishte e pamundur që ata të jenë infektuar në momentin e lindjes.