Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së premtes 24 mars në Greqi, pasi akuzohen për vjedhje.
Sipas mediave vendase, shqiptarët vidhnin naftë, automjete të ndryshme madje edhe bagëti. Ata u ndaluan në zonën e Messolongi teksa udhëtonin me një makinë tip “Benz”.
Autoritetet thonë se ata ishin nisur për të vjedhur bagëtitë në një stallë në Nafpaktinë e Epërme. Ata rezultojnë si autorë të vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë, një motor dhe një viç në një stallë. Më pas ata ktheheshin në Shqipëri ku i shisnin të gjitha.