Nje 28 vjecar nga Ngurrëza e Lushnjes eshte aksidentuar per vdekje teksa po shkonte ne pune rreth ores 2. 30 min te mengjesit.
Sherif Metushi po udhetonte me motorr, ndersa u perplas perball me nje furgon qe drejtohej nga nje 32 vjecar i cili po transportonte punetoret per ne nje pike grumbullimi.
Perplasja ka qene e forte cka solli vdekjen e menjehershme te 28 vjecarit.
Banoret thone se automjetet kalojne me shpejtesi ne kete rruge dhe se mungon sinjalistika.
Policia e lushnjes ka ndaluar drejtuesin e furgonit Arben Shehin 32 vjec qe dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes tragjike si dhe ka marre ne pyetje punetoret qe ishin brenda mjetit .