Gëzim Xhaxhaj ,KALABRI , Civita ( Çifti ) nderohet me cmimin MOREA !Nata e Oscars në Arbëri, Edicioni i 2-të

Në 25 gusht në Civita (ndryshe Çifti ) , u zhvillua  edicioni i 2-të, i organizuar nga Shoqata Folk Studio Festival,
 me kujdesin e Bashkisë Civita, të Provincës së Kozencës, Rajoni i Kalabrisë, 
       
  Nisma e Shoqatës “Festivali i Studiove Folklorik me Çmimin Morea, përmes kandidaturave të propozuara në Bashkinë Civita, 
synonte të njihte publikisht vlerën dhe vlerësimin për ata që me vepra konkrete në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, 
kanë luajtur një rol të rëndësishëm për Arbërinë, duke kontribuar me veprimet e tyre dhe afirmuar prestigjin për njohjen e 
territorit dhe të historisë duke përhapur ndjenjat e solidaritetit social e kulturor në interes të përgjithshëm.
  
Personalitetet e vlerësuara në këTë  me titullin "Kalorës i Skënderbeut"  ishin : 
Këshilltari për Bujqësinë, Burimet Agroushqimore dhe Pylltarinë e Rajonit të Kalabrisë, Gianluca Gallo, Prof. Cettina Mazzei. 
DrejtoreshA e Revistës Kulturore Folkloristike për zgjerimin i pakicave etnike; Dr Geri Ballo.
 Ish-konsull dhe shef i kulturës në ambasadën shqiptare në Romë; baballarët Antonio Trupo dhe Antonio Bellusci.
Gjithashtu edhe këngëtari bariton Lushnjar 'Maestro' Gëzim Xhaxhai .
  
Ky aktivitet ishte emocionus dhe i u prit me entuziazëm nga publiku i shumtë i cili kishte ardhur nga vendet ku jetojnë Arbëreshët dhe më gjerë.
 Në këtë aktivitet ishin të pranishëm  kryetarë të shumtë të bashkive  jo vetëm të territorit, por edhe të zonave të tjera,
si Maschito (PZ), San Costantino Albanese (PZ), Chieuti (FG), Palogorio (KR) Caraffa (CZ) , Santa Cristina Gela (PA), 
Piana degli Albanesi (PA) .dhe administratorë rajonalë si (këshilltari Gianluca Gallo), politikanë kombëtarë (Franco Laratta) 
dhe personalitete të rëndësishme shqiptare,

Në eventin ndërkombëtar Morea, me edicionin e fundit janë shpërblyer me Çmime , aktorët kryesorë të botës arbëreshe si:
(studiues, këngëtarë, kantautorë, muzikantë, koreografë, poetë, shkrimtarë, gazetarë, artistë, artizanë, operatorë kulturorë etj.

Autori Gennaro De Cicco

Përkthyer nga linku i faqes : https://www.informazionecomunicazione.it/civita-premio-morea-riconoscimenti-per-numerose-personalita-darberia/