Qytetarët Lushnjarë dhe shkollat e Lushnjes kanë mbledhur fonde për vajzen 13 vjecare!

Qytetarët Lushnjarë dhe shkollat e Lushnjes kanë mbledhur fonde për vajzen 13 vjecare!

Pasi është përhapur lajmi se një nënë Lutet për ti shpëtuar vajzën e saj 13 vjecare e cila është diagnostikuar me leucemi akute ,
qytetarët Lushnjarë dhe shkollat e Lushnjes kanë filluar menjëherë duke mbledhur fonde për vajzen 13 vjecare.
Sipas mundësive priderit kanë dhënë para për të arritur shumën e madhe prej 160 mije euro që kërkohet për trajtim në spitalin ku do të dergohet vajza në Itali.
Janë mbledhur në kohë rekord para për të dërguar jashtë vendit 13 vjeçaren.
Fondacioni firdeus nga Elvis Naci ka marrë iniciativën për të mbledhur fonde në Gofundme nga të gjithë shqiptarë e të huaj që kanë patur mundësi mundësi për të kontribuar, pasi familja nuk e përballon dot kostot.
Donatorët me shumat më të mëdha kanë preferuar të jenë anonimë ,por vihet re se pervec qytetarëve Lushnjare dhe të teritorit të shqiperisë të shumtë janë edhe shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarë e të huaj ngado nëpër botë.
. Çdo njeri pavarësisht se ku jeton, ka të drejtë për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Por sot, fatkeqësisht shumë familje janë sprovuar nga sëmundjet dhe varfëria. Një nga qëllimet më të rëndësishme të kësaj fushate është mbledhja e fondeve në mbështetje të njerëzve me sëmundje të rënda. “Kush shpëton një jetë, eshtë sikur ka shpëtuar tërë njerëzimin” (Sure Maide, 32). Le të bashkohemi së bashku e t’i kthejmë lotët e dëshpërimit në lot gëzimi.
Ne besojmë fort që çdo moment është i rëndësishem, sepse cdo ditë ka jetë që ndalojnë në pritje të një dore ndihmë.
I urojmë vogëlushes shërim të shpejtë!