Policia rrugore ka kryer kontrolle intensive në të gjithë qarkun e fierit duke përdorur radarë,
dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar
shkelësit e Kodit Rrugor, që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
✅Gjatë javës që u la pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 153 leje drejtimi, nga të cilat
150 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
✅Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 145 drejtues.
315 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
244 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
35 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
945 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e qarkut Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat
e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë
drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.