‘RADIO 1’ nga burime zyrtare të Policisë Rajonale të Pejës, konfirmohet se në (01:25min), efektivët policor kanë gjetur edhe viktimen e dytë të vërshimeve, e cila rezultonte e zhdukur e që është nëna e 5 vjeçarit, që humbi jetën në mbrëmje nga po këto vërshimve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Asllan Çeshme’ ku edhe viktimat kishin shtëpinë që ua rrëmbeu uji, ndërsa dy personat tjerë që po trajtohen në intensivë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, janë nga B.T. ‘Fidanishte.
Ministri i Mbrojtjes Mehaj, bëri të ditur, se ka dërguar njësitet e ushtrisë në Pejë ku është shkaktuar kaos i vërtetë si pasojë e vërshimeve dhe përmbysjeve.
Njësitë të kërkim-shpëtimit janë në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.” bëri të ditur ministri Mehaj./RADIO 1/