- Qytetari x i cili jeton në Lagjen Xhevdet Nepravishta ,rruga Esma Dervishi të qytetit të Lushnjes duke u kthyer nga puna vë re se diçka po ndryshonte në rrugën e tij .Në fillim pa diçka të gëzueshme por edhe mjaft qesharake.Gëzim sepse kishte filluar asfaltimi i rrugës në lagje ,kurse qesharake nga më nyra se si ishte asfaltuar ,vetëm një pjesë mu në mes të rrugës sa për 2 biçikleta.
Mendoi se historia e përpara katër viteve në fushatë zgjedhore po përsëritej.
I irrituar nga kjo situatë që po shihte nuk ka pritur aspak ,me celularin e tij ai ka shpërndarë
fotot në të gjitha mediat audiovizive vendore dhe kombëtare gjithashtu edhe në rrjetet më të njohura sociale shqiptare .Lajmi është bërë viral shumë shpejt ku reagimet e qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet kanë qenë nga më të cuditshmet.
Por edhe reagimi I pushtetit vendor ka qenë i menjëhershëm .Të nesërmen janë dërguar mjetet për të rregulluar situatën duke nisur nga puna .Për dy ditë kjo pjesë e rrugës Esma Dervishi u shtrua me asfalt.
Si qëndron e verteta .
Firma që po punon për mbylljen e rrjetit të brëndshëm të ujesjellesit ,për gjatë kësaj rruge ka qenë duke I dhënë dorën e fundit me asfalt , pjesës ku kanë shtruar tubacionin.
Kjo pjesë e rrugës nuk ishte asfaltuar kurrë dhe tani që u asfaltua vetëm kjo pjesë shija që u la banorëve ishte shumë e keqe.
Përse historia po përsëritej?
Përpara katër vitesh po në këtë rrugë u kryen punime për shtrimin e saj ,por u la pa u shtruar pjesa ku të gjthë e njohin tek usta Çimi.Edhe pse si rrugë kryesore , lanë afersisht 100 metra pa shtruar dhe pas këtyre metrave distancë, për cudi u shtrua me asfalt po e njëjta rrugë në drejtim të kodrës me të njejtën gjerësi sic u shtrua para disa ditësh nga firma që po punon për mbylljen e rrjetit të brëndshëm të ujesjellesit , tek Usta Çimi.
Po i njëjti qytetar në atë kohë veproi në të njejtën mënyrë duke publikuar ngjarjen nëpër media sociale etj.Edhe në atë rast reagimi I pushtetit vendor ishte menjëhershëm duke e zgjeruar asfaltimin e rrugës.
Dhe kjo pjesë tek usta Çimi mbeti pa shtruar.
Vlen të përmendim se reagimi i zgjuar i një banori të vetëm, bëri të rregullohej rruga e gjithë lagjes!