Reagimi i qytetarit bën që rruga të shtrohet brënda 48 orëve.

  • Qytetari  x  i cili jeton në Lagjen Xhevdet Nepravishta ,rruga Esma Dervishi  të qytetit të Lushnjes duke u kthyer nga puna  vë re se diçka po ndryshonte në rrugën e tij .Në fillim pa diçka të gëzueshme por edhe mjaft  qesharake.Gëzim sepse kishte  filluar asfaltimi i rrugës në lagje ,kurse  qesharake  nga më nyra se si  ishte asfaltuar ,vetëm një pjesë mu në mes të rrugës sa për 2 biçikleta.

Mendoi se historia e përpara katër  viteve në fushatë zgjedhore po përsëritej.

I irrituar nga kjo  situatë që po shihte nuk ka pritur aspak  ,me celularin e tij ai  ka shpërndarë

fotot në të gjitha mediat audiovizive vendore dhe kombëtare gjithashtu edhe në rrjetet më të njohura sociale shqiptare .Lajmi është bërë  viral shumë shpejt  ku reagimet e qytetarëve  shqiptarë nga të gjitha trojet  kanë qenë nga më të cuditshmet.

Por edhe reagimi I pushtetit vendor ka qenë  i menjëhershëm .Të nesërmen janë  dërguar mjetet për të rregulluar situatën duke  nisur nga puna .Për dy ditë kjo pjesë e rrugës Esma Dervishi u shtrua me asfalt.

Si qëndron e verteta .

Firma që po punon për mbylljen e rrjetit të brëndshëm të ujesjellesit ,për gjatë kësaj  rruge  ka qenë duke I dhënë dorën e fundit  me asfalt ,  pjesës  ku kanë shtruar  tubacionin.

Kjo pjesë e rrugës   nuk ishte asfaltuar kurrë  dhe  tani që u asfaltua vetëm kjo  pjesë  shija që u la  banorëve ishte shumë e keqe.

Përse historia  po  përsëritej?

Përpara  katër vitesh po në  këtë rrugë u kryen punime për shtrimin e saj ,por u la pa u shtruar  pjesa ku të gjthë e njohin tek usta  Çimi.Edhe pse si rrugë kryesore , lanë afersisht 100 metra pa shtruar dhe pas këtyre metrave distancë, për  cudi u shtrua me asfalt  po e njëjta rrugë në drejtim të kodrës me të njejtën gjerësi sic u shtrua para disa ditësh nga firma që po punon për mbylljen e rrjetit të brëndshëm të ujesjellesit , tek Usta Çimi.

Po i njëjti qytetar  në atë kohë veproi në të njejtën mënyrë duke publikuar ngjarjen nëpër media sociale etj.Edhe në atë rast reagimi I pushtetit vendor ishte  menjëhershëm duke e zgjeruar asfaltimin e rrugës.

Dhe kjo pjesë tek usta Çimi mbeti pa shtruar.

Vlen të përmendim se reagimi i zgjuar i një banori të vetëm, bëri të rregullohej rruga e gjithë lagjes!