Bashkepunimi dhe kordinimi me OSHC-te dhe median rrisin cilesine e sherbimit ne nivel lokal

Projekti ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” eshte prezantuar sot me date 26 Janar 2022 ne nje nga ambientet e subjektit “Mirela Kuka” ne Lushnje. Horizont EU ne kuader te projektit organizoi takimin e pare me anetare te rrjetit lokal “Vendi yne e ardhmja e femijeve tane”, perfaqesues te medias, Bashkise Lushnje, Keshillit Bashkiak si dhe Zyres Arsimore Lushnje.

Fjalen e hapjes e mbajti kordinatori i projektit z. Shkelqim Bylykbashi, Kr. i organizates Horizont EU i cili prezantoi qellimin e ketij takimi.  Ky projekt i zbatuar nga organizata Horizont EU, ka per qellim vitalizimin dhe fuqizimin e rrjetit lokal “VENDI YNË, E ARDHMJA E FËMIJËVE TANË”, duke aktivizuar OSHC-te lokale, ekspertet dhe komunitetin e interesuar drejt aktiviteteve advokuese per nje vendimmarrje me transparente dhe me pjesemarrje publike te Bashkive Lushnje e Divjake per nje zhvillim te qendrueshem te burimeve natyrore lokale me interes per te gjithe komunitetin. Permes eskperiencave te meparshme, organizata Horizont EU sebashku me partneret e rrjetit Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN), Shoqata Kombetare ne Mbrojtje te Grupeve Vulnerabel (SHKMGV), Shoqata e Arumuneve Divjake, Mendime dhe Inisiativa te Lira (MIL) si dhe guida turistike Divjake Altin Hila, do te lobojne dhe advokojne prane strukturave lokale duke perfshire komunitetin e grave fermere te zones dhe te rinjte, ne aksione konkrete advokuese dhe promovuese te ruajtjes dhe riperteritjes se burimeve natyrorore lokale ne bashkepunim te ngushte me qeverisjen vendore.

Nje vemendje te veçante do ti kushtohet krijimit dhe forcimit te metejshem te urave te bashkepunimit ndermjet shoqerise civile, aktoreve lokale, medias dhe grupeve te interesit si perfaqesues te komunitetit nga njera ane dhe pushtetit lokal e institucioneve te tjera vendore nga ana tjeter.
Kryetari i Keshillit Bashkiak Lushnje z. Ferdinant Gjermeni vleresoi takimin dhe pjesemarresit duke shprehur gadishmerine per te mbeshtetur çdo nisem me karakter mjedisor ne ndihme te komunitetit duke rritur transparencen e Keshillit Bashkiak si dhe perfshirjen ne vendimarrje te grupeve te ndryshme te interesit. Planifikimi ne buxhetin e bashkise per vitin 2022 ne sektorin e mjedisit ka bere te mundur financimin e 3 projekteve me impakt mjedisor ne qytetin e Lushnjes.

– Rehabilitimi i tregut te fruta-perimeve ne lagjien Xh. Nepravishta duke e kthyer nga nje vater ndotje ne nje ambient me standarde tregtimi dhe higjene.

– Eleminimi i fushes se depozitimit te mbetjeve duke e kthyer ne nje pyll orbital me qellim krijimin e ambienteve shlodhese dhe argetuese per femijet dhe moshat e treta.

– Investimi ne perroin e qytetit duke e shnderruar ate nga nje vater ndotje ne nje ambient te gjelberuar dhe shlodhes per qytetaret lushnjare.

Zoti Gjermeni i kushtoi nje vemendje te vecante degjesave publike duke i cilesuar ato si te rendesishme dhe ndihmuese pasi meret mendimi i drejtperdrejte nga qytetaret kur ato jane serioze dhe cilesore.

Artur Hajdari N/Kryetari i Bashkise Lushnje ne fjalen e tij vleresoi projektin dhe nismat e kesaj natyre, takimet me shoqerine civile dhe mediat duke i pare si ura lidhese mes komunitetit dhe pushtetit vendor. Kordinimi i OJF-ve me shqetesimet reale apo problematikat e ndryshme ne terren, veçanerisht ato mjedisore lehteson punen e bashkise sidomos ne procesin e edukimit dhe ndergjegjesimit te komunitetit. Perfitoj nga rasti – vijoi z. Hajdari – te fusim ne zonat rurale modelin e njesise administrative Dushk mbi menaxhimin e mbetjeve familjare. Grumbullimi dhe transporti i tyre i kordinuar me operatorin e sherbimit do te permiresoje situaten mjedisore dhe do te rrise cilesine e sherbimit.

Znj. Ariana Shani, Prgj. e Zyres Arsimore Lushnje vleresoi projektin si dhe shprehu gadishmerine per te mbeshtetur institucionalisht te gjitha nismat me karakter mjedisor referuar ligjit ne fuqi per arsimin dhe hapsirave qe lejon ai referuar shkollave si Qendra Komunitare duke shtuar numrin e tyre nga 3 qe ka patur bashkia Lushnje aktualisht jane 11 te tilla. Programi i sherbimit komunitar si pjese e kurikules shteterore eshte nje aset qe i vjen ne ndihme sistemit arsimor si dhe mesueseve te lendes. Edukimi i brezit te ri si nje domosdoshmeri per kohen aktuale kerkon nje bashkerendim familje – shkolle – shoqeri. Gjithashtu znj. Shani u shpreh e gatshme per te bashkepunuar per çdo aksion konkret ne ndihme te permiresimit te mjedisit por jo vetem ashtu sikurse kane vepruar edhe me pare institucionet arsimore.

Saimir Mertiri, gazetar pasi vleresoi takimin dhe te pranishmit per prezencen terhoqi vemendjen e institucioneve prezente per rritjen e transparences dhe dhenies se informacionit ne kohe si nje detyrim ligjor dhe jo deshire sipas rastit.

 

Adriatik Gega, Kr. i SHKMGV pjese e rrjetit “Vendi yne e ardhmja e femijeve tane” duke patur ne fokus te organizates se tij grupet vulneraber e te margjinalizuar kerkoi nga te pranishmit nxitjen e te rinjve ndaj sherbimeve vullnetare si dhe permiresimin e infrastruktures per invalidet ne institucionet publike. Humanizmi dhe ndihma ndaj njerezve ne nevoje duhet te vije si edukate familjare por e nxitur dhe stimuluar nga edukimi arsimor.

Josif Kruti Kr. i shoqates se Arumuneve Divjake pjese e rrjetit “Vendi yne e ardhmja e femijeve tane” i kushtoi nje vemendje te vecante institucionit te keshillit bashkiak si nje instrument i rendesishem lokal qe ka ne dore forcimin e rolit te qytetarit ne aksione komunitare. Kjo marredhenie do te ndikoje ne permiresimin e disa sherbimeve lokale siç jane pastrimi gjelberimi e ne menyre te veçante perfshirja e gruas ne vendimarrje çka rrit ndjeshem masivizimin e perfshirjes se komunitetit ne aksione me karakter publik.

Edi Halilaj Administrator i Radio Lushnja vleresoi bashkepunimin e OSHC-ve lokale me median ne pergjithesi dhe radio Lushnjen ne veçanti si nje instrument i rendesishem jo vetem per informimin dhe edukimin e komunitetit por edhe per trajtimin e problemeve madhore si dhe nxitjen e qytetareve per pjesemarrje me te gjere ne nisma sociale e vendimarrje. Informacioni i kufizuar nga institucionet vendore le shteg per interpretime te ndryshme veçanerisht ne situata problematike te nivelit kombetar siç ishte pandemia COVID-19 apo nderprerja e ujit te pijshem per 5 dite per qytetaret e Lushnjes.

Pas diskutimeve fjala mbyllese i takoi kordinatorit te projektit z. Shkelqim Bylykbashi i cili e ritheksoi ndertimin dhe forcimin e urave lidhese mes OSHC-ve lokale medias dhe pushtetit vendor.
Klima e bashkepunimit si dhe kordinimi ne trajtimin e problematikave te ndryshme, shpejton zgjidhjen, ul koston, rrit transparencen duke perfituar komuniteti e per pasoje rritet klima e besimit te institucionet e te zgjedhurit lokale.

Projekti ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” eshte financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” .