Barbullinjë ,sekuestrohet makineta.

Kishte përshtatur lokalin e tij, në fshatin Barbullinjë, për organizimin e lojërave të fatit, me makineta, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Sekuestrohet makineta që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të patrullimeve në terren, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar se lokali në pronësi të shtetasit L. C., në fshatin Barbullinjë, ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një makinetë që përdorej për këto lojëra, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi L. C., 44 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.