Dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës – 30 ditë paraburgim për të miturin nga Peja
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, për të miturin i cili u arrestua në Pejë.
Lajmin për Media e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“I është caktuar mara e paraburgimit prej 30 ditësh. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste””, ka thënë Gashi.
‘RADIO 1’ ka mësuar brenda burimeve policore se i dyshuari është i riu me inicialet B.M. ng qyteti i Pejës. I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së shtunës më 7 tetor 2023.Prokuroria Speciale, ka njoftuar se i dyshuari B.M për disa muaj kishte bërë plane për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj nxënësve të një shkolle në Pejë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M. për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Arrestimi i të miturit është bërë ditën e shtunë, në njoftimin e Policisë thuhej se i njëjti paraqet kërcënim për sigurinë.
Marrë nga portali www.njëshi.com /RADIO 1/