Emigratet e Çerme Sektorit grumbullojne te ardhura per rregullimin e varrezave te fshatit te tyre

Nje grup i krijuar ne rrjetin social Facebook nga banore te fshatit Çerme Sektor te cilet jetojne ne emigrim, ka bere te mundur grumbullimin e fondeve te mjaftueshme per te pastruar dhe rregulluar te gjithe rrethimin e varrezave te ketij fshati i cili ndodhet ne Bashkine Divjake.

Grupi i quajtur “ÇERMANAKËT E ÇERMË SEKTORIT NËPËR BOTË” ka marre kete nisme te iniciuar nga emigranti Fatmir Filja banor i ketij fshati i cili jeton ne Itali.

Te gjithe parate e grumbulluara nga banore dhe emigrante te ketij fshati do te perdoren per pastrimin total te varrezave, rrethimin si dhe shtrimin e rrugës nga fillimi deri në fund të varrezave.
Sipas tyre kontributet e kësaj nisme vazhdojnë të vijnë, jo vetëm nga Çermë Sektori por dhe nga çdo skaj të botës, ku ka Çermanakë të Çermë Sektorit.