Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 7623 drejtues

📌Policia Rrugore e Fierit dhe makinat inteligjente, të pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut

Gjatë muajit gusht: ✅janë arrestuar 9 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur, dhe ✅janë proceduar penalisht 43 shtetas që drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 7623 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 419 drejtues;

✅Janë ndëshkuar 1242 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;

✅635 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅524 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅3922 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

#udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️
#vendosnirripinesigurimit✅
#respektonikëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësisë ❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘