Lushnje Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër,
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. T., 59 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. T., 24 vjeç dhe R. T., 54 vjeç, pasi qarkullonin me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, shtetasi Z. T., dhe gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast, kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk u gjet në banesë, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 43 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.