Më shumë maska e doreza në oqeane dhe dete se sa në tokë!

Mbyllja nga pandemia fillimisht po bënte mrekulli për mjedisin, por tani dorezat dhe maskat kanë filluar të “pushtojnë” oqeanet dhe detet.

Teksa njerëzit nga e gjithë bota rekomandojnë që të përdoren maskat dhe dorezat si mbrojtje nga virusi, një gjë e tillë është kthyer kundër natyrës!, përcjell Lajmi i Fundit.al.
Raiffesien Bank brenda artikujve

Maska dhe doreza kanë filluar të mbushin rrugët javët e fundit, dhe tani duket se të gjitha po përfundojnë në ujëra.

Organizata jofitimprurëse “Opération Mer Propre” ka postuar në Facebook disa foto që gjeti në oqean duke ngritur shqetësimin serioz për ndotjen e ujërave.