Qerret Lushnje përplasen 2 automjete.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në fshatin Qerret i Vjetër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Q., 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasje, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. K., 43 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.