DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Më datë 08.07.2023, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. T., 32 vjeç, banues në Roskovec, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. Sh., 26 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 26-vjeçares.
Më datë 08.07.2023, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi M. G., 69 vjeç, banues në Ballsh, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. G.., 37 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 37-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.