Shqiptarët e suksesshëm rreth botës: Eri Tafa nga Durresi ne Londër

“Nga Durresi në Londër me talent, cilësi dhe këmbëngulje. Unë jam një qytetar i botës, por në DNA-në time është toka ime”. 

Cili është qyteti juaj, një profil i vogël i familjes suaj?

“Lindur dhe rritur Durres. Babai kishte biznesin e tij dhe aktualisht ne pension ndersa mamaja ka punuar gjithe jeten si ekonomiste dhe eksperte kontabel”.

Kur u larguat nga  Shqipëria për të studiuar dhe si ishin ato vite në Itali?

“Ne vitin 2006 u largova nga  Shqiperia sapo mbarova gjimnazin (drejtimi shkencor). Impaktet e para me Italine, dhe sinqerisht te gjithe viten qe pasuan kane qene fantastike ne Itali”.

Ku i përfunduat studimet dhe si ishte ndikimi juaj në botën e punës?

“Ne Universita di Pavia, fakulteti i economise, 3 vjecaren ne Business Administration dhe Master ne International Business & Entrepreneurship. Pata fatin te jetoj dhe experiences Erasmus: 1 vit per studime ne Cracow (Poloni) si student Erasmus dhe me pas 4 muaj te tjere si Erasmus Placement (experience pune) si Assistant Professor, gjithmone ne Cracow tek Cracow University of Economics. Sapo mbarova studimet pata 3 oferta pune dhe puna e pare ishte ne Konsulence Strategjike ne Milano”.

Ku jetoni sot dhe çfarë profesioni keni?

“Kam 3 vjet qe jetoj ne Londer. Aktualisht jam Country Manager UK per nje grup nderkombetar Italian we merret me fondet e BE-se”. Kam jetuar ne 6 shtete, dhe besoj se mundesite me te mira i kam pare ne Luksemburg dhe ne Angli (Londer me sakte)”.

Cilat janë vlerat shqiptare që kanë udhëhequr jetën tuaj deri më tani?

“Respekti dhe dashuria ndaj familjes dhe shokeve. Me siguri edhe guximi dhe kembengula qe besoj se karakterizon the gjithe shqipetaret”.

A ka zakone të vogla shtëpie që keni bartur me vete gjithë këto vite?

“Buka me djathe te bardhe dhe domate (bej shaka). Besoj zakoni te jem mireprites dhe ta trajtosh mysafirin si mbret ne shtepine tende”.

A mendoni se doni një nga shtëpitë tuaja në Shqipëri në të ardhmen?

“Sigurisht!”

Sa e njihni Shqipërinë, ka zona që nuk keni vizituar kurrë?

“Do doja te njihja dhe te vizitoj pak me shume veri-lindjen e Shqiperise”.

A e mbani mend historinë tonë dhe a ndodh që të hulumtoni diçka përherë e herë?

“Gjithmone! Jam goxha i apasionuar pas historise dhe lexoj rregullisht. Mundohem gjithmone te informoj dhe shoket/shoqet e huaj rreth vendin tone”.

Si e shihni të ardhmen politike dhe ekonomike të Shqipërisë, çfarë do të dëshironit të shihni të ndodhte?

“Cdo here qe jam kthyer kam verejtur permiresime dhe besoj se jemi ne rrugen e duhur. Do doja te shikoja ndoshta disa hapa me perpara ne lidhje me hyrjen e Shqipresise ne BE…”

Cfarë mendoni për diasporën e të rinjve shqiptarë, përfshirë ata që janë bërë shumë të famshëm në fushat e ndryshme të kulturës, sportit dhe ekonomisë.

“Besoj se si popull kemi shume talent dhe cilesi. Fatkeqesisht kam menduar gjithmon se si diaspore jemi goxha te ndare dhe nuk kemi nje strukture (iniciativa te Ambasadave etc) qe na jep mundesine te bashkpunojm dhe te takohemi me shpesh”.

Në ditët e Covid në Londër, si e përjetuat identitetin tuaj si i huaj, ishte një ngarkesë apo avantazh?

“Londer ka qen (dhe vazhdon te jete) shume ndryshe, pothuajse nuk arrin ta njohesh. Ne Londer themi gjithome se ‘’jemi te gjithe the huaj’’ disi dhe nuk mu ka dukur vetja ndryshe nga popullsia lokale.”

A mendoni se po merrni pjesë në ndonjë projekt për ngritjen e identitetit shqiptar apo ndiheni më shumë si qytetar i botës?

“Me siguri ndihem si qytetar i botes, por ADN ime gjithmone do mbetet shqiptare. Me siguri deshiroj te jap kontributin tim per iniciativa qe i japin vlere kombit dhe kultures tone”.

A i mbani objektet, librat  shqiptare apo nuk ju interesojnë këto gjëra?

“Jo ngaqe gjate 15 viteve qe kam jetuar jashte Shqiperise kam nderruar me shume se 20 here shtepi, qytet ose shtet dhe jam liruar prej objekteve qe nuk ishin jetike. Them gjithmone qe ajo qe nuk harrohet esht eksperienca dhe kultura dhe jo objektet.”