Shuhet ish sulmuesi dhe goleadori Lushnjar Kapllan Pepa!

Shuhet ish sulmuesi dhe goleadori Lushnjar Kapllan Pepa!

“Lamtumirë Kapllan Pepa!

Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të qytetit tonë, sulmuesi dhe goleadorii spikatur ne skuadrën e qytetit tonë ,

kur në vitet e diktaturës emërtohej Traktori .Ia ka qenë lojrtar i skuadrës me brezin e lojtarëve të famshëm si Gogoni ,Shurdhi ,Gazheli ,Shefa, Toshkëzi ,Gafurri,Shandro,Shehu etj.

Pas Xhoxhit dhe Haxhiut si sulmuesit më  të mirë të skuadrës së Traktorit  Pepa ai ishte pasuesi më i mirë i skudrës si sulmues .

Kapllani ka pasur dhe një kontribut shumë të madh në rritjen e talenteve të qytetit tonë, sidomos në vitet 2000 kur Lushnja ishte në Superiore!

Ngushëllime për familjarët dhe dashamirësit e emblemës së ish futbollit Lushnjar… Prehu në paqe !”.

Përveç Traktorit të Lushnjës, Pepa ka luajtur dhe me Luftëtarin e Naftëtarin.