Një nga dy të ndaluar në Vlorë është edhe ish-dhëndri i rojes së sigurisë. Ai mohon gjithçka nëse ka konflikte. Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën, e për shkak se 2 personat dhanë dëshmi kontradiktore dhe ndaj u shoqëruan për në ambientet e Policisë së Vlorës. Ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës se djeshme në ambientet e televizionit “Top-Channel”, ku mbeti i vrarë roja i këtij televizioni Pal Kola, për momentin ka në verifikim vetëm dy persona nga qyteti i Shkodrës. Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën, e për shkak se 2 personat dhanë dëshmi kontradiktore dhe ndaj u shoqëruan për në ambientin e Policisë së Vlorës. Vetëm në orët e mëngjesit, policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesnatës në Vlorë, është ish-dhëndri i viktimës .
Përmes burimeve të sigurta në policinë e Tiranës, se njeriu që po verifikohet tashmë, është R. P nga qyteti i Shkodrës.
R P, është ish-dhëndri i rojes së sigurisë nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve. Megjithatë kjo pistë ende po hetohet, pasi ende nuk është e ndarë nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rojes apo ndaj televizionit “Top Channel”.
R Pi është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por mohon që të ketë lidhje dhe pretendon se ka shkuar në Vlorë për qejf. Teksa janë të shoqëruar, të dy të arrestuarve u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Po ashtu u janë marrë edhe shenjat e gishtave, të cilat mendohet se autorët i lanë pas në armët kallashnikov që u përdorën për vrasjen e 60-vjeçarit.