Moti i keq largon pushuesit nga plazhi i Divjakës.
Plazhi i Divjakës në kulmin e sezonit turistik është zbrazur nga pushuesit.
Era e fortë dhe ndryshimi i menjëhershëm i motit prej ditës së djeshme kanë qenë faktor për braktisjen e plazhit nga pushuesit
Dallgët e larta dhe fenomeni i baticë-zbaticë ka ngitur nivelin e ujit duke përmbytur cadrat e shezlonet,madje,ngritja e menjëhershme e nivelit të ujit ka zënë në kurth mjetet e parkuara buzë detit
Situata e krijuar ka ndikuar në numrin e ulët të pushuesve gjate ditës se sotme.
Edhe pse deti është mjaft i trazuar dhe të gjithë rojet në plazh kanë ngritur flamurin e kuq që do të thotë se nuk lejohet futja në det, disa guximtarë nuk i binden urdhrit të rojeve edhe pse këshillohen nga këta të fundit, dhe hyjnë ne det madje edhe me fëmijë të mitur.
Ndonëse nuk shprehen para kamerave bizneset e shërbimit buzë detit dhe shezloneve janë ata që humbasin ekonomikisht nga kjo situatë e kapriçiove të motit