Skulptori i shtatores të së madhes Vaçe Zela vendosur në qëndër të qytetit tonë ,Arben Bajo nuk i’a doli dot ndaj Covid-19!
Stafi i Radio Lushnjes kishte nderin ta takonte e të shihte nga afëer gjatë punës kur nga duart e një artisti perjetësonin figurën e njëe tjetër artisti , të së madhes Vace Zela.
Me të ndamë nga afër emocionet artistike të mjaft prej veprave të realizuara nga prej tij.
Bajo prej disa ditësh ishte shtruar në spital si pasojë e infektimit me koronavirus, betejë të cilën nuk ja doli ta fitonte.
Ai ishte skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Bajo ka çelur disa ekspozita brenda edhe jashtë vendit.
Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, teksa studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit teksa përveç se është realizues i shtatores së Vaçe Zelës ai ka realizuar edhe shtatoren e At Zef Pellumbit dhe Asim Zenelit.
Për vdekjen e artistit në fjalë, ka shprehur ngushëllime edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe një numër i madh artistësh nga Kosova dhe Shqipëria. Ata kanë vlerësuar lartë kontributin artistik të skulptorit Arben Bajo.
Paqe e përjetshme qoftë për ty mjeshtër !