- Vendet e lira në varrezat publike të qytetit të Lushnjes janë drejt ezaurimit. Bashkia e qytetit mendoi për një zgjidhje emergjente tek varrezat e vjetra. Banorët e kundërshtuan këtë veprim të bashkisë dhe pas negociatave pushteti vendor u tërhoq. Ndërkohë sipas një vendimi të këshillit bashkiak të vitit 2007 ështe përcaktuar nje sipërfaqe toke në një tjetër vendndodhje. Një luginë në kodrat e viroves. Ky vendim ka sjelle reagimin e banoreve ge fshatit allprenaj te cilet e kundershtojne hapjen e varrezave publike ne kete zone duke ndermarre dhe nje nisme konkrete. Para disa ditesh me ane te peticjoni te firmosur nga mbi 100 familjare kane njoftuar avokatin e popullit, prefektin e qarkut dhe kryetaren e bashkise duke kundershtuar hapjen e varrezave publike
Edmond Tafa anetar i grupit nismëtar
Eltjon hajdari anetar i grupit nismëtar
Përfaqësuesit e banorëve te gjithë fshatit kanë deklaruar se nëse nuk gjehet zgjidhje do të përshkallëzojnë aksionin deri në protesta. Kërkuam prononcimin e bashkisë Lushnje në lidhje me këtë problem urgjent për qytetin, por asnje nga titullaret nuk pranoi. Në këto kushte kemi depozituar një kërkesë me shkrim dhe do t presim përgjigjen zyrtare e cila vonon.