Tradita kulturore, këngët tradicionale përplot ndjenjë dhe mikpritja dashuriplotë e fëmijëve, pleqve, e grave dhe burrave arbëreshë na përcollën gjithandej, në Shën Sofinë e Epirit, në Shën Mitër, në Vakarici, në Makjin e De Radës, në Strigarin e Serembes, në Mbuzatin e Varibobës, në Ungër, Frasnitë e në Çift. Mirëmbetshi e mirupafshim!