Lushnjë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Lushnjë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Xh., 32 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një shtetaseje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Ll., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën me një shumë parash në të, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.