Zyrtare, Real Madrid huazon mbrojtësin, 26-vjeçari do të luajë me skuadrën e Uzunit

Zyrtare, Real Madrid huazon mbrojtësin, 26-vjeçari do të luajë me skuadrën e Uzunit

Real Madrid po punon fort për merkaton në dalje. Pas largimit të disa futbollistëve, “Galaktikët” kanë huazuar te Granada mbrojtësin Jesus Vallejo, deri më 30 qershor 2024.
“Real Madrid CF dhe Granada CF kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Jesús Vallejo deri më 30 qershor 2024” – Shkruan Los Blancos.

Mbrojtësi spanjoll ka luajtur më parë për Zaragoza, Frankfurt dhe Wolves, ndërsa ka mbajtur veshur edhe vetë fanellën e Granada-s. Kujtojmë që Granada, skuadra ku aktivizohet sulmuesi Uzuni do të garojë në La Liga për sezonin që vjen./ballkanweb/