15-vjeçare shqiptare nga Miza e Divjakës kampione e atletikës në Greqi.

15-vjeçaria nga Miza është shpallur kampione e atletikës në Greqi.

Shqiptarja e quajtur Rafaela Bendo, më 18 qershor ka marrë pjesë në një garë ndërkombëtare ku ishin 1200 sportistë.

Falë këmbënguljes dhe shpirtit luftarak, ajo arriti të dilte në vendin e parë dhe të rrëmbejë medaljen e arit dhe kupën.

Këtë fitore të madhe, 15-vjeçarja ia ka kushtuar gjyshit të saj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.