Reali i Madridit e përmbush misionin e tij dhe arrin të përfitojë nga barazimi i Barcelonës për të marrë i vetëm kreun e klasifikimit në La Liga.
Skuadra madrilene edhe pse vuajti më shumë nga sa ishte parashikuar, arriti të marrë 3 pikët në Barcelonë ndaj skuadrës së Espanyolit dhe tani ka 2 pikë më shumë se rivalët blaugrana, ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit. Skuadrës së Zinedine Zidane i mjaftoi goli i Casemiros në fundin e pjesës së parë të shënuar pas një pasimi me takë të Benzemasë për të marrë këtë fitore shumë të rëndësishme në këtë fazë të sezonit.
Në Itali, Interi rikthehet te fitorja në Serinë A. Skuadra e Antonio Conte mposhti me përmbysje Parmën në Tardini 2-1 dhe blindon kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Parma ishte ajo që shënoi e para me Gervinhon në minutën e 15 të sfidës.
Interi ishte i ngadaltë në lojën e tij për pjesën më të madhe të kohës dhe u duk se po regjistronte dështimin e radhës, por në minutat e fundit De Vrij me kokë barazoi rezultatin në 1-1, ndërkohë që bastoni pak çaste më vonë shënoi golin e fitores për Interin që shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e tretë.
Top Channel