“Fëmija mrekulli”, Moukoko manipuloi moshën, në Gjermani i nxjerrin dokumentet

“Fëmija mrekulli”, Moukoko manipuloi moshën, në Gjermani i nxjerrin dokumentet
Views: 55
0 0

Youssoufa Moukoko, i cilësuar si “fëmija mrekulli”, premtimi i madh i futbollit gjerman, dyshohet se ka manipuluar moshën e tij reale. Mediat në Gjermani kanë publikuar një dokument që sipas tyre, Moukoko nuk ka lindur më 20 nëntor 2004, por në 19 korrik 2000 në Kamerun.

Në moshën 16-vjeçare, Moukoko u bë lojtari më i ri në historinë e Bundesligës, ndërsa në moshën 18-vjeçare u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjë herë me përfaqësuesen gjermane në një Botëror. Të gjitha këto rekorde mund të bëhen nul nëse vërtetohet artikulli i Bunte, medias gjermane që bërë publik këtë lajm.

Ky është një problem shumë i madh në të gjithë botën, mbi të gjitha në Afrikë. Samuel Eto’o, kur ishte president i Federatës së Kamerunit tërhoqi të gjithë ekipin e U-17 pasi pjesa më e madhe e lojtarëve kishin probleme me moshën, nuk kaluan testet. Ky nuk është rasti i parë, pasi më herët edhe lojtarë të rëndësishëm si Tarbio West, Minala etj kanë rezultuar me ulje të moshës./BalkanWeb/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Social profiles