Sot krenaria e qytetit të Lushnjes dhe mbarë kombit ylli i artit shqiptar Vaçe Zela ka përvjetorin e ditëlindjes.
Vaçe Zela lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939. Vaçja spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme.
Repertori i Vaçes ishte i ngjeshur dhe gëzon popullaritet edhe për publikun e sotëm.
Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më pas në Radiotelevizion, që prej organizimit të parë të tyre.
Është fituesja e çmimit të parë në Festivalin e Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”.
Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.
Vaçe Zela u zbulua rastësisht në moshë të re në qytetin tonë me zërin e saj të jashtëzakonshëm.
Këngët e saj kanë mbetur popullore dhe të preferuara nga publiku nga zëri i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.
Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave.
Ajo është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga ish- presidenti Alfred Moisiu.